Kjo është video më e shikuar në histori

By

“Baby Shark”, kënga e këndshme dhe shumë tërheqëse për fëmijë e regjistruar nga kompania koreano jugore Pinkfong është bërë videoja më e shikuar në histori në YouTube.

Me 7.04 miliardë shikime, ajo lë pas “Despacito”-n e 2017-ës, nga yjet puerto rica-në të popit Luis Fonsi dhe Daddy Yankee. Baby Shark e ka rrëmbyer kurorën më shumë se katër vite, pasi ajo u upload-ua në rrjet. Autori i vërtetë i këngës është i panjohur, por ajo u bë një fenomen global pasi u regjistrua nga një këngëtare 10-vjeçare koreano-amerikane, Hope Segoine

Nën kujdesin e kompanisë Pinkfong dhe shoqëruar nga disa lëvizje të caktuara kërcimi, ajo fillimisht u bë virale në Azinë juglindore dhe më pas në SHBA dhe Evropë. E gjatë vetëm një minutë dhe 21 sekonda, refreni i saj tërheq shumë fëmijët. Kënga është e lirë për publikun dhe nuk zotërohet nga Pinkfong, por kompania u padit në 2019 nga Jonathan Whright, që kishte regjistruar një version të ngjashëm dhe kishte argumentuar se ai kishte të drejtën e autorësisë për materialin. Asnjë vendim nuk është marrë për rastin. /Top Channel/

Artikuj të ngjashëm