Mediat në Shqipëri sot raportuan se banorja e Big Brother 8, Tea, ka nisur një lidhje të re me një tjetër banor, Kristin.
E gjithë kjo marrë shkas nga një video në të cilën Tea flet për Kristin si ‘Shën Valentinin e saj’.
Por kjo nuk është aspak e vërtetë dhe Tea ka demantuar lajmin në profilet e saj në rrjete sociale.
Ndryshe, ishte Prive ajo që e para raportoi disa javë më parë për një ribashkim të çiftit Tea – Vesel marrë shkas nga prova të forta në Snapchat.
Kjo nuk u mohua nga çifti madje Veseli në një intervistë për mediat shqiptare dha sinjale të ribashkimit. /Prive.al/