Që prej lindjes së djalit, Jonit, këngëtarja Adelina Tahiri është shfaqur e angazhuar me kohë të plotë për familjen.
Krahas familjes, ajo ka nisur edhe linjën e këpucëve porositë e të cilave kanë nisur tashmë.
Por, nëse mendoni se Adelina e ka lënë anash muzikën, gaboheni.
Prive.al ka arritur të mësojë se këngëtarja e ka finalizuar edhe me videoklip nga Max Production këngën e saj më të re.
Ky projekt nuk pritet të vonojë ndonëse ende nuk ka një datë fikse të publikimit. Deri atëherë, mjaftohemi me ‘së shpejti’. /Prive.al