Stresi kërkon ndjesë për performancën në Alpha Show!

By

Nga koncerti i mbrëmshëm Alpha të Noizyt, një prej detajeve që u komentua më së shumti ishte interpretimi i Stresit.

Reperi i njohur, sidomos në fillim të këngës së përbashkët ‘Medalioni’ nuk ishte në sinkron me orkestrën duke bërë që të komentohet për dështim në performancë.

View this post on Instagram

A post shared by @_a77rr_

Por, gjithçka ka qenë një problem teknik dhe këtë Stresi është përkujdesur ta nënvizojë përmes një reagimi publik.

Artisti ka kërkuar falje që performanca nuk ka qenë në nivelin e duhur duke u shprehur:

‘Ndjesë për performancën time mbrëmë. Siç duket edhe në video vetëm kur Zini e rregullon mbrapa më vijnë valët e zërit’.

Pra njerëz, merreni shtruar! Krejt kjo ishte një çështje teknike që ndodh me raste edhe pse bën keq që ndodh! /Prive.al

Artikuj të ngjashëm