Të gjithë e njihnim: Vdes aktori i famshëm i serialit Beverlly Hills

By

Aktori i famshëm amerikan Luke Perry, ka ndërruar jetë në Kaliforni në moshën 52 vjeçare.

Publicisti i tij ka thënë se Perry ka vdekur i rrethuar nga miqtë  familjarët e tij.

Luke Perry

Perry u bë shumë i famshëm në serialin e viteve të 90-ta Beverly Hills, ndërsa së fundmi ka luajtur në serialin Riverdale në rolin e Fred Andreës.

Ai është dërguar në spital të Mërkurën në Los Angeles, derisa ishte duke xhiruar për serialin Riverdale.

Fëmijët e tij Jack dhe Sophie, e fejuara Wendy Bauer dhe ish gruaja Minnie Sharp, ishin me të në kohën kur ka ndërruar jetë.

Thuhet se arsyeja e vdekjes së tij, ka qenë gjakderdhja në tru, shkruan BBC, transmeton Prive.

Image result for beverly hills luke perry

Artikuj të ngjashëm