Doja Cat mohon se i ka bërë ‘diss’ Cardi B-së

By

Reperja Doja Cat t’i ketë bërë ‘diss’ reperes tjetër Cardi B në albumin e saj të ardhshëm “Scarlet 2”.

Aludimet erdhën pasi fansat vërshuan me komente në platformën X, duke supozuar se ajo mund t’i ketë krijuar disa fraza kundrejt Cardi B në këngën “Acknowledge Me”.

Pasi një fans në platformë e pyeti Dojën se në cilën këngë ajo “goditi” Cardin, një Doja e tërbuar ia ktheu, “asnjëri prej tyre s’është për të”.

Më pas ajo sqaroi se emri i famshëm i përdorur në vargun e këngës është në të vërtetë ylli kanadez i popit Carly Rae Jepsen, duke pretenduar se ajo repton ‘Carly Rae’ jo ‘Cardi B’.

Ajo gjithashtu siguroi fansat se nuk ishte shqetësuar nga rrjedhjet e paligjshme të albumit, duke u përgjigjur: “Por kjo nuk e bën muzikën të tingëllojë më mirë apo më keq, kështu që pse ka rëndësi?”.

Më tej, Doja Cat deklaroi se “treshja e madhe” e repit aktualisht janë Pitbull, Chingy dhe Baby Bash.

Artikuj të ngjashëm