Rritet entuziasti për bashkëpunimin e Getinjos me Mozzik

By

“Sirena” është kënga e fundit që sollën vëllezërit Mozzik e Getinjo.

Ky projekt është pjesë e albumit të parë të Gramozit “Mozzart”.

Ky projekt erdhi pa klip, por fatin e njëjtë nuk do e ketë kënga e re, videoklipi i së cilës ose ka përfunduar ose është në finalizim të tij.

Pas shumë vitesh, Mozzik dhe Getinjo po vijnë në një videoklip të vetëm për këngën “El Chapo”.

Në rrjete sociale ata kanë ndarë edhe disa fotografi nga prapaskenat e filmit, me Getinjon që e cilëson atë në një ‘nivel Netflixi’.

Me 11 dhjetor, Mozzik e Getinjo do të publikojnë “El Chapo”./Prive.al

Artikuj të ngjashëm