Këngëtarja Vesa Luma, është nga ato nëna artiste që ia kushton tërë kohën e saj të birit, Lianit.
Sidomos së fundmi, pasi bashkëshorti i saj, reperi Big Basta, ndodhet larg familjes së tij.
Vesa me Lianin, po kalojnë shumë kohë në Prishtinë dhe përditshmëria e tyre, shfaqet gjatë tërë kohës në rrjete sociale nga këngëtarja.
Ndërsa tani, ka ardhur momenti që Lianit t’i presin flokët e gjata simpatike.
Vogëlushi e ka bërë këtë gjë për herë të parë dhe prerjen e ka realizuar në një sallon bukurie, në prehrin e gjyshes së tij.
Nga fotografitë që Vesa ka publikuar në Insgtagram, ai duket të ketë qëndruar shumë i qetë e pa bërë zë, gjë që rrallë fëmijë e bëjnë, ngase kur vije puna për t’i krehur flokët apo prerë ato, ata shpërthejnë në vaj. /Prive.al