Syri i kamerës së dikujt ka kapur një moment shumë të lumtur të dy motrave të famshme shqiptare.
Moderatoret Marina e Luana Vjollca, po përjetonin një moment të veçantë nën shoqërinë e njëra tjetrës.
Përqafimi i rrufeshëm i të dyjave, ndodhi në dasmën e Marinës me Getin, përderisa fjalët që Luana thotë për të motrën janë shumë të ndjera.
“Gjysma ime, je një ëndërr”, ka shkruar ajo në një fotografi, në të cilën po përqafon motrën e saj nuse.
Nga të gjitha imazhet e videot që kemi parë deri më tani, ky është më i bukuri e më kuptimploti i dy motrave bukuroshe. /Prive.al