OTR me bashkëpunime të mëdha ndërkombëtare?!

By

Noizy nënshkroi pak kohë më parë një kontratë me Universal Music për depërtim ndërkombëtar por lideri i grupit nuk po është i vetmi që po tejkalon kufijtë.

Edhe grupi në tërësi po korrin suksese falë edhe rrjetit të bashkëpunëtorëve të shtrirë nëpër Europë.

Pas punëve me Kay One i cili në Dhjetor pa shumë zhurmë edhe qëndroi në Prishtinë për pak orë, OTR ka zgjeruar rrethin edhe me KMN, grup të reperave shumë të famshëm poashtu nga Gjermania.

Një prej anëtarëve Zuna ka postuar një video në rrjete sociale nga punët e përbashkëta mes KMN dhe OTR që pritet të vijnë së shpejti.

2017-ta duket se definitivisht do jetë viti i grupit. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm