Lajmërohet Baby G! (FOTO)

By

Pas një pauze prej disa muajsh, Baby G po rikthehet.

Këngëtarja e cila ka kohë që jeton në Londër, ka paralajmëruar një projekt të ri muzikor I cili vjen së shpejti.

Ajo shfrytëzoi Instagramin për të ndarë lajmin e mirë me ndjekësit e saj duke thënë se një këngë e re është gati.

“Kush është gati për projektin tim të ri”, ka shkruar ajo poshtë imazhit me disa meshkuj.

Baby G nuk dha detaje të tjera përveç se numërimi prapa për publikimin e kësaj kënge ka nisur që tani.

Kujtojmë që Baby G vitin e kaluar ishte në ballinat e mediave rozë për shkak të ndarjes së saj nga i dashuri Lim Hoti./Prive.al

Artikuj të ngjashëm