Pas suksesit me bashkëpunimet gjatë muajve të fundit, Tayna po sjellë këngë vetëm.
Reperja e famshme, shumë e dashur për publikun shqiptar, zbuloi se një projekt i ri po vjen së shpejti.
Ajo madje zbuloi çfarë lloji të këngës po sjellë.
Reperja postoi në instastory shifrën e projektit “Doruntina” që ishte më ndryshe se projektet paraprake, për t’i paralajmëruar adhuruesit e muzikës së saj se një këngë e ngjashme vjen së shpejti.
“Ju e dini çfarë kohe është tani”, ka shkruar ajo duke mos dhënë detaje të tjera.
Ajo që dihet është se së shpejti keni mundësi të dëgjoni sërish një hip-hop/baladë nga Tayna./Prive.al