Ledri e kishte parandjerë njërin prej zhvillimeve më të rëndësishme të jetës së tij kohë më parë?!

By

Reperi i njohur, Ledri Vula, vite më parë na befasoi të gjithëve me lëvizjen e tij kur vendosi të tërhiqej nga muzika aktive duke qenë se ishte në kulmin e karrierës së tij.

Sidoqoftë ajo pauzë, reperit i zgjati vetëm dy vite e tashmë që nga rikthimi i tij si solo artist ai ka arritur të shndërrohet në një fenomen të këtij zhanri duke thyer çdo parashikim të publikut.

Por, kur ka kaluar tashmë një periudhë e konsiderueshme kohore që nga ai rikthim, Prive.al has në një video në Youtube ku shfaqë reperin në një studio muzikore përkrah dy reperave tjerë Skivit e Traklas teksa inçizonin produktin ‘Po du me lon’ i cili në vete thotë shumëçka.

Mes rreshtave të repturës së Ledrit vërejmë se ai pak a shumë e kishte parandjerë pauzën dhe rikthimin e tij.

Kështu të paktën na thotë ky tekst “Po du me lon repin, jo se kom nijet
Se qat dit qe te lo, tnesrit kthehna apet” të cilin mund ta degjoni në videon e mëposhtme. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm