Tayna numër 1 në Greqi e Ukrainë?

By

Rikthimi i Taynës në skenë mund të ketë rezultuar më i suksesshëm sesa ajo vetë mund ta kishte imagjinuar.

Kësisoj, siç pati njoftuar Prive, kënga e saj “Si Ai”, pos nga shqiptarët, u pëlqye shumë edhe nga publiku internacional.

Së fundmi “Si ai” u ngjit në vendin e parë në listën e këngëve më të kërkuara në platformën Shazam në Ukrainë.

Në anën tjetër, kënga e fundit “Hotel California” me reperin Light është ngjitur po ashtu në pozitën e parë në Greqi në platformën e transmetimit, Spotify.

Shumë shpejt, Tayna dhe Light pritet të sjellin video klipin e këngës “Hotel California”.

 

Artikuj të ngjashëm