Çfarë dhurate ka rezervuar Blero për Sinanin dhe Andrrën ?!

By

Sinan Hoxha i jep sonte fund beqarisë në një ceremoni e cila ende pa nisur u përfol shumë dhe mori vëmendje të madhe.

E duket se miku i tij Blero është treguar tejet kreativ në dhuratën që ka rezervuar në këtë ditë të veçantë.

Kur Blero u martua me Teuta Krasniqin pesë vite më parë Sinani si dhuratë për çiftin pati një çek në vlerë prej një mijë eurosh. Blero ka vazhduar në të njejtën linjë veçse tash me partneren Afronën duke bërë përsëri dhuratë një shumë parash.

Por këngëtari siç shihet në foton e siguruar nga Prive në zarf ka vendosur 1001 euro, të gjitha në bankënotën 5-she shoqëruar me një urim për çiftin.

Shtrohet pyetja, sa do t’i lënë në dasmën e Bleros dhe Afronës, Sinani dhe Andrra ?! /prive.al/

1440695726401

Artikuj të ngjashëm