Ajo asnjëherë nuk është hapur për jetën e saj personale.
Këngëtarja e reperja e famshme shqiptare, Tayna, kryesisht ia doli të komentohet vetëm për karrierën e saj që e pati kulmin në vitin 2018-të.
Por e ftuar në edicionin festiv të Prive e edhe e shpallur si personazhi i vitit nga emisioni numër një i shoubizit në shqiptari, Tayna është pyetur ndër të tjerash nëse është në lidhje.
“Jo nuk jam në lidhje”, ka thënë reperja e cila sapo ka mbushur 23 vjet me 14-të dhjetor të këtij viti. /Prive.al