Artistja Taylor Swift ka lajmëruar se shumë shpejt do të ribotojë albumin e saj të vitit 2012 “Red”,i cili do të publikohet me 19 nëntor të këtij viti.
Albumi përmban këngë të tilla si “We Are Never Ever Getting Back Together”, “I Knew You Were Trouble” dhe “Red”.
Swift premtoi se albumi do të përfshijë çdo këngë që ishte menduar për publikimin e saj origjinal, duke lënë të kuptohet se ajo kishte mjaft për të lansuar në atë kohë.
Albumi do të mbajë gjithsesej 30 këngë, dhe njëra nga këngët do të jetë 10 minuta e gjatë.
Lajmi i ribotimit të “Red” u publikua me rastin e ditëlindjes së 40-të, të investitorit të mediave Scooter Braun, i cili shiti të drejtat kryesore të gjashtë albumeve të para të Swift, kompanisë private “Shamrock Holdings” në fund të vitit 2020.
Versioni origjinal i albumit përfshinte bashkëpunime me Max Martin, Gary Lightbody dhe Ed Sheeran. /Prive.al