Tatuazhi më i fundit i Rita Orës është i shkruar në shqip

By

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora ka realizuar një tatuazh të ri në pjesën e qafës.

Ky tatuazh mban një histori të veçantë që lidhet me fëmijërinë e saj, siç ka zbuluar vetë Rita përmes Instagramit.

Ajo ka zgjedhur të shkruajë në shqip fjalën ‘zog’ si emër përkëdhelës me të cilin e ka thirrur nëna e saj, Vera, përgjatë fëmijërisë.

‘Kur isha e vogël, nëna ime Vera më thërriste zog, ‘zog i mamit’ në shqip. Prandaj falemnderit Dr.Woo për krijimin e këtij kujtimi për mua të cilin e dua kaq shumë. Dhe për detajet shtesë në gishta’ – ka deklaruar këngëtarja duke zbuluar në këtë formë tatuazhet e reja të saj. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm