Vajza e Bleros dhe aktores Teuta Krasniqi duket se po e shijon shumë festën e përvjetorit të tetë të Pavarësisë, të cilën të paktën paradite po e kalon me babain.
Në një video të postuar nga Blero, Tara shihet teksa me dy flamujt, atë shtetëror dhe kombëtar marshon e lumtur në rrugët e kryeqytetit.
Ndryshe, bukuroshja e vogël edhe më heret ka treguar afeksionin e veçantë ndaj festave të popullit shqiptar.
Me 28 Nëntor, në programin e kopështit, ajo e kishte bërë babain të ndihet krenar me të. /Prive.al/