Tara është pika e dobët: Blero emocionohet në urimin e ditëlindjes për të bijën

By

Tara, vajza e tij e vetme për të është “Thembra e Akilit”. Shpesh e ka quajtur edhe publikisht si arsyeja e jetës së tij dhe Blerim Muharremi e ka dëshmuar se sa baba i përkushtuar është.

Këtë të Premte, vajza e tij Tara feston ditëlindjen dhe urimi është bërë që në orët e para të mëngjesit nga Blero i cili ka shkruar fjalët më të ndjera për të bijën.

“Urime ditlindja ❤️Frrymarrja ime. Esht e kot ckado qe shkruaj, esht e kot ckado qe kendoj dhe e interpretoj, e kot eshte edhe nese mundohna permes ketyre vergjeve me ta shpreh dashurin. Thjesht ckado qe une shkruaj per ty asgje nuk e ka peshen tende. Si nje urim i nje babe qe per nje sekond shuhet kur fillon te uron e te lavdron. Thjesht TI JE BEKIM NGA ALLAHU. FALEMINDERIT ALLAH qe per mua gjithcka qe ka kuptim e arsyeton, ti je vet jeta TARA”, ka shkruar Blero.

Më pas, ndjekësit e fansat e Bleros, kanë shpërthyer me urime për Tarën e cila është vajza e vetme e ish çiftit, Teuta Krasniqi e Blerim Muharremi. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm