Super-ushqimet që duhet t’i keni në tryezën tuaj përditë!

By

Termi “superushqime”është relativisht i ri, megjithëse përshkruan një paketë vlerash për organizmin.

Sipas nutricionistëve, i referohet ushqimeve me bazë bimore të cilat janë të mbushura me vitamina, minerale, antioksidantë dhe shumë pak kalori.

Këto janë disa nga arsyet përse këto ushqime rekomandohen të përfshihen nga të gjithë në dietën e përditshme ushqimore.

Nëse nuk keni dëgjuar më parë për superushqimet, në këtë artikull AgroWeb në bashkëpunim me ekspertët e kompanisë së ushqimeve Teuta, listojnë disa prej tyre.

E veçanta e këtyre ushqimeve është se nuk përmbajnë gluten e mund të konsumohen edhe nga personat intelorantë ndaj tij.

Farat e Amaranthit

Të pasura me fibra dhe kalcium ndihmojnë në ndërtimin e kockave të forta dhe ulin peshën trupore, farat e Amaranthit janë të parat në listën tonë të superushqimeve.

Kjo bimë është e pasur me antiokasidantë të cilët luftojnë radikalet e lira, parandalojnë plakjen, hipertensionin, diabetin dhe ndikojnë në uljen e kolesterolit.

Farat janë më të vogla se ato të susamit dhe lëshojnë një aromë të veçantë e karakteristike kur gatuhen. Ato mund t’i konsumoni në mëngjes shoqëruar me qumësht dhe fruta ose si pjatë kryesore sallate apo supë.

Farat Kinoa

Padyshim shumë të përhapura 2 vitet e fundit edhe në kuzhinën Shqiptare. Farat e kinoas të cilat vijnë ekskluzivisht në vendin tonë nga kompania Teuta, gjithashtu konsiderohen një superushqim.

Janë një nga burimet më të mira të proteinës që nuk vjen nga mishi. Në vetëm një racion kinoa mund të përfitoni 14-16 gramë proteinë dhe aminoacide të cilat ndihmojnë në zhvillimin e muskujve të shëndetshëm.

Kokrrat e vogla të kinoas nuk përmbajnë gluten dhe mund të përdoren çdo ditë edhe nëse jeni në regjime ushqimore strikte. Mënyra më e mirë për ta shijuar këtë fare është kur e përzieni me perime dhe e konsumoni në formën e sallatës.

Farat e Melit

Meli është një drith i veçantë i cili lufton plakjen, ndihmon sistemin nervor, forcon kockat, parandalon sëmundjet kardiake dhe zvogëlon rresikun e prekjes nga diabeti.

Njihet si një nga ushqimet më pak alergjike që egzistojnë në botë dhe që treten shumë lehtë.

Kjo e bën melin një superushqim që mund ta konsumojnë thuajse të gjithë, pavasisht gjendjes shëndetësore.

Farat e Melit Teuta vijnë direkt nga vendet e Bashkimit Evropian, duke siguruar cilësinë më të mirë në treg për të shijuar një pjatë plot vlera.

Farat e Linit

Me siguri keni dëgjuar dhe i keni përdorur edhe më parë farat e linit dhe sot mund t’i quani superushqime.

Jo më kot konsiderohen si një “fabrikë vlerash” për organizmin, pasi përmbajnë shumë yndyrna të shëndetshme omega-3, antioksidantë fitokimik, vitamina dhe minerale.

Ekspertë te ushqimit të kompanisë Teuta shpjegojnë se, farat e linit është mirë t’i shtypni para se t’i konsumoni pasi janë më të lehta për stomakun.

Hikrra

E dini se një nga ushqimet më të përdorura në vendet e ftohta si Rusia dhe Polonia? Kjo për shkak se ju ngopin shpejt dhe dhurojnë shumë energji.

Farat e hikrrës në vendin tonë nuk mund të gjenden kudo, ato vijnë direkt nga Rusia si një nga vendet lider të prodhimit të tyre nën paketimet Teuta.

Hikrra ka më shumë proteina të tretshme se çdo lloj orizi, drithi apo misri. E pasur me dy nga aminoacidet më të rëndësishme për organizmin siç janë lisina dhe arginine që largojnë stresin dhe ndihmojnë me prodhimin e kolagjenit.

Farat Chia

Farat Chia mund t’i konsumoni çdo ditë duke parandaluar rrezikun e shfaqjes së shumë sëmundjeve.

Pas konsumimit të këtyre farave, niveli i sheqerit në gjak do të ulet teksa zbusni oreksin dhe largoni sëmundjet e zemrës.

Për të luftuar rrezikun e inflamacionit të organizmit tuaj, shtoni një lugë çaji me fara chia Teuta çdo mëngjes tek kosi bashkë me superushqime të tjera që listuam më lart.

Me to gjithashtu mund të përgatisni receta sallte, qofte, puding apo reçel.

4 pluhurat e shëndetit të mirë

Në të gjithë morinë e superushqimeve që AgroWeb dhe ekspertët ushqimorë pranë kompanisë Teuta listuan për ju, nuk mund të mungojnë edhe pluhurat për receta, çaj apo pije të ndryshme.

Teuta ofron paketime 100 gramëshe për secilën nga këto pluhura shumë të kërkuar në treg.

Pluhur i Turmerikut

Ndoshta një nga erëzat më të njohura të Indisë me ngjyrë portokalli të ndezur dhe aromë karakteristike.

Përdorimet e tij fillojnë që nga përgatitja e recetave, çajit deri tek trajtimet e lëkurës apo flokëve.

E veçanta e turmerikut është se lufton menjëherë inflamacionin për shkak të prezencës së lartë të kurkuminës.

Pluhuri i Xhinxherit

E dini se xhinxherin mund ta përdorni edhe në formën e pluhurit?

Në këtë mënyrë keni më shumë komoditet në kuzhinë dhe jeni gjithnjë të sigurtë për masat.

Vetitë e këtij pluhuri nisin që nga ato antibakteriale deri tek stimulimi i tretjes e rritja e sistemit imunitar.

Pluhuri Maca

Pluhuri maca përfitohet nga bima po me të njejtin emër e cila hyn në familjen e rrepave.

Është një nga trajtimet më të mir anatyrale për balancimin e hormoneve, djegien e kalorive dhe forcimin e kockave.

Çaj Matcha

Çaji matcha konsiderohet një superushqim për shkak të vlerave të mëdha që i ofron organizmit.

Ky pluhur jeshil me origjinë nga Azia, mund të konsumohet çdo ditë në formën e çajit pasi ju ndihmon të përfitoni antioksidantë dhe të humbsini shpejt në peshë.

Superushqimet mund t’i gjeni nën paketimet e kompanisë Teuta në çdo pike shitjesh apo supermarket në vend./AgroWeb.

Artikuj të ngjashëm