Me punën e tij ndër vite, frizeri Kaci Lleshi ka arritur të krijojë një rreth të gjerë të ndjekësve në rrjete sociale.
Por, ditëve të fundit, fotot nga puna e frizerit kanë munguar dhe jo pa arsye!
Kaci është sulmuar në rrjete sociale duke u hakuar nga individë të panjohur, dhe si rrjedhojë ka mbetur pa llogarinë me qindra mijëra ndjekës.
Lajmin e ka bërë të ditur mikesha e frizerit, Leonora Jakupi e cila njëherësh i ka njoftuar ndjekësit e saj me profilin e ri të Kacit.
Shpresojmë që Kaci ta rikthejë profilin e vjedhur sa më shpejt. /Prive.al/