Dhurata Dora falënderon fansat: Ja si u drejtohet këngëtarja atyre

By

Dhurata Dora tash e një kohë është shndërruar në një prej këngëtareve më të dashura nga publiku duke grumbulluar pas vetes një numër të madh fansash.

‘Numri i ri’, ‘Bongo’, ‘A po don’ janë vetëm disa nga hitet e shumta të artistes e cila me plot meritë ka arritur të zërë këtë vend në skenën tonë muzikore.

Prapa saj qëndrojnë edhe disa nga ata “fansat e zjarrtë” që janë titulluar #dorators e të cilët nuk rreshtin së përkrahuri e motivuari këngëtaren e cila sot vendosi që edhe njëherë ti falënderojë përzemërsisht për gjithçka që bëjnë për të.

Ajo zgjodhi profili ne saj në Instagram ta bëj një falënderim të tillë teksa përbri një fotografie zgjodhi ta shkruaj edhe këtë mesazh: “Thank you for all your time, love & positive energy?#dorators #love”  /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm