Një e tretë në bashkëpunimet mes Goldit dhe Shyhretes?!

By

Bashkëpunimet mes Shyhrete Behlulit dhe Gold AG kanë rezultuar gjithmonë të suksesshme.

Falë tematikave, zhanreve të ndryshme që kanë ngjizur dhe numrit të madh të fansave, çdo duet ka rezultuar sukses.

Por, a do ishte i tillë me një të tretë në mes?!

Mundësinë e një bashkëpunimi të tillë mes tij, Shyhrete Behlulit dhe vajzës, Engjëllushës, reperi e ka lënë të hapur përmes një postimi në rrjete sociale ku pyet fansat mbi mendimin e tyre në këtë trio.

Nuk dihet nëse ky postim ka qenë paralajmërim i Goldit apo thjesht një tentim për të matur pulsin e fansave.

Sidoqoftë, një ide e tillë duhet shtyrë përpara, nëse s’është shtyrë akoma. /Prive.al/

A DEL DUET I MAJR ? ?

A post shared by Gold AG (@arianagushi1986) on

Artikuj të ngjashëm