Sukseset në botën e kinematografisë – Filmi kosovar “Në Mes” po udhëton në festivale prestigjioze evropiane

By

Filmi “Në mes” i cili është prodhim autentik i Kosovës, trajton dy tema paralelisht; fenomenin e ndërtimit të shtëpive të njëjta dhe migrimin e cila veçmas theksohet nëpër këto familje. Nëpërmjet personazheve, portretizon marrëdhënien dhe solidaritetin në mes vëllezërve; sakrificën dhe vendosmërinë e prindërve për të mbajtur harmoninë brenda familjes; kuptimin dhe rëndësinë e shtëpisë dhe shpresës në mes kthimit apo jo në vendlindje.

Në qershor filmi e kishte premierën Norvegjeze në festivalin “Kortfilmfestivalen” në Grimstad të Norvegjisë dhe pastaj udhëtoi në Maltë për Festivalin “Valleta Film Festival” ku garoj në kategorinë “Cinema of Small Nations”.

Po në qershor regjisori Samir Karahoda udhëtoi në Sllovaki për ta prezantuar filmin në “ArtFilm Fest” të Koshices ku pati rastin të bashkëbisedoj me audiencën pas dy shfaqjeve të filmit në programin garues të filmave të shkurtë ndërkombëtar. Gjatë muajit korrik filmi u shfaq në festivalin prestigjioz Portugez“Curtas Vila do Conde” ku nga kritikët e filmit u vlerësua si një nga gjashtë filmat e festivalit që duhet të mbahen në mend.

Sot, filmi merr udhëtimin përtej oqeanit atlantik ku do ta ketë premierën e Amerikës Latine në festivalin Meksikan “Guanajuato International Film Festival” ku garon për filmin më të mirë të shkurtë ndërkombëtar.

Regjisori i filmit Samir Karahoda u shpreh jashtëzakonisht i lumtur që filmi po vlerësohet nga festivale të rëndësishme e serioze në industrinë e filmit. Mendoj që është nje arritje e madhe për kinematografinë tonë pasi që filmi po depërton edhe në vendet që nuk na kanë njohur ende si psh. Ukraina, Slovakia, Meksika… dhe ne me prezencën tonë po arrijme ta përfaqësojmë vendin në mënyrën më të mirë të mundshme me një vepër kinematografike cilësore. Me sa duket filmi do të ketë një rrugëtim të gjatë, pothuaj çdo javë pranojmë ftesa për filmin nga vende të ndryshme të botës.”

Pas Meksikës filmi kthehet në vendlindje përmes shfaqjes speciale në edicionin e tetëmbëdhjetë të DokuFest me prezencën e ekipit dhe protagonistëve të filmit. Kjo njëkohëesisht do të shënoj edhe premierën kombëtare të filmit.

Samir Karahoda

 

Artikuj të ngjashëm