Sukses i jashtëzakonshëm për artin, shqiptarja merr çmimin ekuivalent me Oscar!

By

Një sukses i jashtëzakonshëm për artin shqiptar është shënuar sot.

Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho është dekoruar si më e mira në botë nga International Opeara Awards, një çmim ekuivalent me Oscarin kinematografik për fushën e operas.

Konkurentë të Ermoneles ishin figura të shquara të artit rus dhe latin dhe muajve të fundit pati një kampanjë në rrjete sociale për të votuar Ermonelan në faqe online.

Sopranoja shqiptare, e lindur më 1974, në moshën 19 vjeçare u largua nga Shqipëria në synimin për të ndjekur ëndrrat falë një burse dhe më pas, njohu vetëm suksese.

Pas përfundimit të studimeve të saj për këndim dhe piano, ajo fitoi disa konkurse të rëndësishme, të tilla si Giacomo Puçini në Milano, Itali 1997, Spontini International Ancona, Itali 1998, në Rovereto Zandonai, Itali 1999, këngëtarja më e mirë e Festivalit Ëexford 2000.

Ajo ka performuar në shumë opera të botës, duke përfshirë Royal Opera në Londër, Metropolitan Opera në Nju Jork, Berliner Statsoper, Paris Champs Elysees-Teatro San Carlo di Napoli, Opera Kompania e Filadelfias, Opera de Marsejë, Arena di Verona, Teatro Verdi di Trieste, Teatro La Fenice,Teatri Capitoul de Toulouse, etj. /PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm