Shtanget Shkurte Gashi! (VIDEO)

By

Pa dyshim që publiku dhe adhuruesit e tyre janë ata që i mbajnë në skenë dhe i kanë bërë këto që janë shumë prej këngëtareve tanë.

Emocionet e shumë prej tyre janë të mëdha sa herë që ata performojnë para dashamirëve të këngës së tyre.

Shkurte Gashi është një nga ato këngëtare që çështjen e mbushjes apo jo të koncerteve nuk e ka aspak problem. Tash e sa vite kudo që performon, publiku i saj është masiv.

E një emocion të madh krenarie e ka ndarë edhe me fansat e saj në rrjete sociale.

“Emocion që nuk përshkruhet! Më Befasoni sa herë që përformoj para jush për dashurinë që ma dhuroni çdo ditë e më shumë. ?Faleminderit nga zemra për këtë pritjp Populli im i çmuar. Mbas 18 viteve karierë unë mbrëm mbeta e shtangur nga emocioni nuk isha në gjendje as të këndoj. Skom koment?! Ju dua publika ime, çdoherë e më shumë ju po më bëni më të fortë për të vazhduar tutje”.– shprehet Shurta krahas një videoje ku shihen numër i madh i fansave të sajë gjatë një performance në një nga klubet e natës në Kosovë./PRIVE.AL/

 

Artikuj të ngjashëm