Studimi: Kjo këngë ka ndihmuar në parandalimin e qindra vetëvrasjeve!

By

Duket e pabesueshme por sipas një studimi të fundit, kënga e reperit amerikan Logic ka ulur numrin e vetëvrasjeve në SHBA. Mediat e huaja shkruajnë se ulja e numrit të vdekjeve, është ulur pasi kënga ka në titull numrin e telefonit të Linjës Kombëtare të Parandalimit të Vetëvrasjeve, “1-800-273-8255”.

Studimi, i cili shqyrtoi të dhënat nga 1 janari 2010 deri më 31 dhjetor 2018, zbuloi se kënga “u shoqërua me një rritje të madhe të thirrjeve” në linjën e shpëtimit, si dhe një reduktim të vetëvrasjeve.

Gjatë një periudhe 34-ditore pasi publikim të këngës u bënë rreth 10,000 telefonata në linjën e shpëtimit, një rritje gati 7 për qind mbi numrin mesatar të telefonatave.

Klipi i këngës ‘1-800-273-8255’ tregon një të ri homoseksual që lufton me ngacmimin dhe ndjenjat vetëvrasëse përpara se të kërkojë ndihmë.

Artikuj të ngjashëm