Stresi propozon Yll Limanin për ta përfaqësuar Kosovën në “Eurovision 2025”

By

Pas njoftimit se Radio Televizioni i Kosovës (RTK) i ka dërguar kërkesë zyrtare Unionit Evropian të Transmetuesve (EBU) duke kërkuar që Kosova të ftohet në edicionin e ardhshëm të “Eurovision 2025”, një reagim ka ardhur edhe nga reperi Stresi.

Reperi nga Shqipëria, e ka propozuar këngëtarin Ylli Limanin, si të duhurin për ta përfaqësuar Kosovën në “Eurovision”.

Këtë rekomandim Stresi e ka bërë në një postim të Prives në Instagram, ku ndjekësit janë pyetur se “cili nga artistët do ta përfaqësonte Kosovën më së miri në këtë festival?”.

Artikuj të ngjashëm