Pas Loredanës edhe Mozzik vaksinohet

By

Gjatë ditës së djeshme, me anë të disa postimeve në llogarinë e saj në Instagram, Loredana njoftoi se është vaksinuar kundër virusit COVID-19.

“Pas një pritje të gjatë, më në fund u vaksinova kundër COVID-19. Faleminderit”, shkroi ajo në postimin e saj.

Pas saj, edhe Mozzik është vaksinuar, lajm të cilin e bëri të ditur në Instagram.

Reperi publikoi një fotografi teksa po merrte dozën e parë të vaksinës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm