Pak më parë u përhap lajmi se shoku i Stresit, Sidjon Tabaku u plagos nga policia dhe tashmë ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Dhe një video e Stresit ka qarkulluar në rrjete sociale, ai shihet duke u përleshur me Policinë e Shtetit Shqiptar.
“Ka plumbin në kofshë dhe tani mund të shkoni që ta verifikoni këtë që them. Është qëlluar sepse nuk kishte patentë, e gjetëm të gjakosur dhe motorin e shkatërruar”- ka thënë Stresi, duke sqaruar se miku i tij kishte ikur vetëm pasi nuk donte t’i sekuestrohej motori.
Kjo nuk është hera e parë që reperi ka probleme me organet e rendit, pasi që edhe më herët ai ishte në arrati e po ashtu i arrestuar nga policia. /Prive.al