Stresi ofendon rëndë publikisht këtë figurë politike të Shqipërisë

By

Partia Demokratike po kalon periudhën më të vështirë ndonjëherë me demokratët e ndarë në dy tabore: ata që mbështesin Sali Berishën dhe ata që mbështesin Lulzim Bashën.

Situata konfliktuoze arriti kulmin më 8 janar kur në selinë e PD, ndodhi një situatë e paprecedentë me dhunë e të lënduar, ku për më shumë se 3 orë pati përplasje mes mbështetësve të dy palëve.

Situata u mor nën kontroll me mbërritjen e rreshtimin e Policisë së Shtetit në oborrin e PD-së, ku edhe nisën menjëherë veprimet për hetim.

34 persona u vunë në pranga dhe u lanë të lirë dje nga Gjykata, teksa 18 të tjerë janë nën hetim në gjendje të lirë. Mes të arrestuarve ishte edhe Stresi i cili prej vitesh ka treguar se është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Berishës.

Një ditë pasi u la i lirë dhe dha një deklaratë tallëse në Instagram ai ka sulmuar publikisht sekretarin e Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi. Reperi ka publikuar një foto të Bardhit në Instastory nga intervista e tij në Opinion duke shkruar: “Ik o t ***** ropt se veç ti ta shpif mlre imoral”.

Artikuj të ngjashëm