Vjen reagimi i Stresit pas paraqitjes në sallën e të akuzuarve: “Nuk ishte asgjë, ishte shaka”

By

Këngëtari Stresi ishte në mesin e shumë të arrestuarve nga protesta e sotme e organizuar nga Sali Berisha pranë zyreve të PD-së.

Stresi është një përkrahës i kamotshëm i politikave të Berishës. Nëpërmjet një postimi, këngëtari pretendoi se nuk ka gjuajtur me gurë dhe se nuk e di arsyen pse po arrestohet.

“Nëse kam gjuajt një gur keni të drejtë me vepru por jo. Unë duhet të shoqërohem gjithmonë pa bërë gjë?”, ka shkruar Stresi në një InstaStory të publikuar brenda makinës së policisë.

Për grupin e parë të të arrestuarve, me 23 persona, prokurori është tërhequr nga një kërkesë nga “arrest shtëpie” në “detyrim për paraqitje” dhe për një tjetër nga “detyrim në paraqitje” pa masë fare. Ndërsa një ditë më parë, është mësuar se për asnjërin prej të arrestuarve nuk do të kërkohet masa e sigurisë “arrest me burg”.

Ata janë arrestuar si të dyshuar për kryerjen e 5 veprave penale dhe në seancën e sotme pritet të njihen me masën e sigurisë.

Para nisjes së seancës, Stresi është shfaqur i qeshur në sallë, duke thërritur “Basha ik” dhe duke dhuruar puthje për mbështetësit e tij.

Pas paraqitjes në sallë, Stresi publikoi edhe një mesazh në llogarinë e tij në Instagram.

“Ju falënderoj të gjithëve nga zemra për mesazhet e panumërta, për përkrahjen më të madhe që më keni dhënë. Nuk ishte asgjë, ishte shaka si gjithmonë, kështu që un ju përqafoj të gjithëve pafund. Nuk jemi mërzit aspak, jemi kënaq”, thotë ai teksa po ikën me veturë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm