Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova, Stresi duket të mos ketë pasur një javë të lehtë kur në pyetje vihet ana psikologjike e tij dhe ajo emocionale.
Në një bisedë që kishte me Xhulin, ai ka thënë se prindërit e tij nuk ishin dakord me hyrjen e Stresit në BBVK, ndërsa është shprehur falënderues që ka lënë veset e këqija.
“E kam babain ‘burrë nderi’ e njeh Kosova dhe Shqipëria, komandantët më të mëdhenj e njohin dhe frikësohem se ia kam marrë fytyrën. Nënën e kam një grua që gjithë jetën ka punuar punë shteti dhe ata s’ishin dakord të vija këtu. E kam lënë duhanin, alkoolin dhe lëndët narkotike – s’ka shans me i pa unë më, se jam kthjellur”, ka thënë Stresi pos tjerash.
Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.