Stresi ironizon me Don Xhonin – a ishte ky një “diss”?

By

Reperi Stresi më herët gjatë ditës ka propozuar Ylli Limanin, si artistin e denjët për ta përfaqësuar Kosovën në “Eurovision 2025”.

Por, reperi nga Shqipëria ka reaguar me ironi kur një nga ndjekësit e Prives përmes një komenti e ka rekomanduar Don Xhonin, si artistin që do duhej ta shkelte skenën e Festivalit Evropian të Këngës.

“Po qysh jo, edhe gjyshja jeme që don jau bi e ka zonin shumë karakteristik”, ka komentuar ai duke bashkëngjitur disa emoji duke qeshur.

A ishte ky një diss për reperin kosovar, Don Xhon? Vlerësojeni vetë.

Përndryshe, ani pse kohë më parë dyshja u panë bashkë, ata aktualisht nuk e ndjekin njëri-tjetrin në mediat sociale.

Artikuj të ngjashëm