Ndahet nga jeta aktorja e njohur shqiptare

By

Është ndarë nga jeta aktorja Filika Dimo. Lajmin e trishtë e ka njoftuar faqja zyrtare në rrjetet sociale e Teatrit “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Autorja që u shua në moshën 82-vjeçare prej disa vitesh jetonte në Belgjikë.

Ndahet nga jeta aktorja e famshme shqiptare e filmit 'Koha nuk pret' -  Gazeta Standard Online

Filika Dimo u lind në Durrës me 1 gusht të vitit 1939. U diplomua në departamentin e aktrimit në Institutin e Lartë të Arteve në Tiranë. Pas studimit, ajo filloi të punojë në Teatrin Popullor në Tiranë.  Pjesën më të madhe të aktivitetit e ka pasur në Teatrin “Aleksandër Moisiu” ku ka punuar si aktore e roleve kryesore në shumë vepra dramatike krahas aktorëve të tjerë durrsakë si Nikolin Xhoja, Spiro Urumi, Kadri Pirro, Marta Burda, Lazër Vlashi, Gaqo Spiro etj, shkruan ABC News.

Debutimin e saj në kinematografi e bëri në vitin 1959 me rolin e vogël të Shpreses në filmin Furtuna. Ajo luajti në 4 filma të tjerë artistikë. Filmi qe e bëri më të njohur dhe më të vlerësuar atë si aktore, është filmi televiziv me 2 seri i RTSH-së “Koha nuk pret”, me rolin e Beatrice Shmid.

Shuhet aktorja e njohur shqiptare, Filika Dimo 'mbyll sytë' në Belgjikë –  Dosja AL

Artikuj të ngjashëm