Shpesh herë e ka shprehur publikisht admirimin e tij për të.
Bëhet fjalë për Stresin I cili ka treguar respektin dhe dashurinë që ka për Flori Mumajesin pothuajse në çdo intervistë sa herë është pyetur për të.
Së fundmi, reperi shqiptar e ka quajtur atë Ufo në një postim në instastory teksa ka shpërndarë këngën e tij të re “Thjesht të du”.
“Ju kam thënë se është Ufo për muzikë s’është njeri”, ka shkruar Stresi.
“Thjesht të du” është kënga e fundit e Florit e cila e riktheu atë pas shumë muajve pa projekte muzikore, si kartolinë e një çifti të sapomartuar e që pati shumë sukses që në ditët e para të publikimit./Prive.al