Gjatë mbrëmjes së sotme të spektaklit të Big Brother VIP Kosova, vëmendje iu dha edhe ftohjes së raportit në mes të Mbresës dhe Stresit.
Madje, duke treguar historinë e debatit, ky i fundit e ka quajtur Mbresën “Prokurore të Përgjithshme të Big Brother VIP Kosova”.
Pos tjerash, Stresi përsëri i ka dhënë komplimentet e tij për Mbresën, ndërsa kjo e fundit nuk ia ka kthyer njëjtë.