Stresi është bërë romantik edhe pse në burg.
E fejuara e tij Kejsi festoi ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte urimi i tij.
Reperi hyri në Instagram dhe postoi disa fotografi me të dhe shkroi: “Edhe 100 e shtrenjta ime”.
Këtë ditëlindje ata nuk e festuan dot bashkë pasi Stresi ka muaj që është në burg për shkak se iu gjet drogë dhe armë në një hotel në Tiranë.
Megjithatë, artisti nuk e harroi këtë ditë dhe e uroi në mënyrën më të veçantë./Prive.al