“Streha mes reve” – merr çmimin e filmit më të mirë në Prifest

By

“Streha mes reve” një film shqiptar me regji të Albert Budinës, ka marrë çmimin si filmi më i mirë nga festivali ndërkombëtar i filmit në Prishtinë – PRIFEST në kategorinë “Kinemaja Mjaltë dhe Gjak” apo programi Ballkanik.

Ky film, është realizuar gjatë vitit të kaluar, ndërsa flet për tolerancën ndërfetare tek shqiptarët, si një karakteristikë tejet autoktone  e popullit tonë.

Arben Bajraktaraj, Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani janë aktorët kryesorë në këtë film, ndërsa Bajraktaraj dhe Cahani, kanë marrë çmimet si aktori dhe aktorja më e mirë e festivalit.

Filmi bën fjalë për një burrë me emrin Besnik (Arben Bajraktaraj), i cili është një bari dhe një mysliman i devotshëm, që ka një lidhje të fortë me zotin dhe qëllimi i tij dhe qëllimi i tij është që të shpërndajë mirësi dhe tek të tjerët por ky është pak një mision i pamundur për të.

Image result for streha mes reve

Ai jeton në alpet e Shqipërisë së veriut, biri i një nëne katolike dhe një babai ish-komunist. Në Alpe, katolikët dhe myslimanët jetojnë në paqe mes tyre, madje dhe pas zbulimit të Besnikut që Xhamia e fshatit ka qenë Kishë dikur dhe ndahej nga të dy komunitetet në të kaluarën. Vdekja e babait të tij ish-komunist luhat ekuilibrin në familjen e tij me besime të ndryshme fetare, gjë që e shtyn të marrë një vendim të vështirë për jetën e tij.

Ky film madje promovon bukuritë e Alpeve Shqiptare, ngase në gjatë tërë filmit, në kuadro sheh natyrën e mahnitshme të veriut të Shqipërisë.

“Është detyrë e kinematografisë që ta promovojë edhe natyrën e vendit ku prodhohet filmi. Në fakt kjo është mënyra më e mirë që njerëzit ta njohin Shqipërinë”, ka thënë Sabina Kodra, producente e filmit “Streha Mes Reve”.

Intervistën e plotë të ekipit të filmit Streha Mes Reve, mund ta ndiqni në linkun më poshtë.

 

Artikuj të ngjashëm