Baladë verës – Arta Bajrami thotë: “Kemi gjithmonë nevojë për vuajtje”

By

Nuk është e zakontë për tregun muzikor shqiptar që të publikohen balada gjatë kohës së verës.

Kryesisht muzicientët e këngëtarët shqiptarë, publikojnë këngë ritmike të cilat lansohen me tendenca për tu bërë hite verore, ndonëse shpesh janë jetëshkurtra.

Dhe ditë më parë, këngëtarja Arta Bajrami, publikoi këngën: “S’ke ditë me m’dashtë”, një baladë dashurie, e cila theu pak trendin e këngëve ritmike të lansuara gjatë muajve të nxehtë të vitit.

Por sipas Bajramit, kjo nuk ka aspak rëndësi, sepse njerëzit gjithmonë kanë arsye të vuajnë, pa dallim sezoni…

“Nuk e kam pasur plan të qes baladë në verë, por jo të gjitha gjërat varen nga unë. Unë e kam publikuar edhe një baladë më herët edhe nuk ka pasur ndonjë arsye për mosuksess. Kemi gjithmonë nevojë për vuajtje, njerëzit gjithmonë vuajnë, nuk e këqyrin a është verë a cka”, ka deklaruar Bajrami per Prive ne Klan Kosova. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm