Këtë javë në Prive, ai pa hezitim thumboi gratë me të cilat ka punuar gjatë tërë këtyre viteve sa ka pasur karrierë prej dizajneri.
Stilisti i njohur shqiptar, Niko Komani, në intervistën “60 Sekonda” në Prive, ka thënë se më së shumti i pëlqen të punojë me Tunën, ndërsa po ashtu ka thumbuar këngëtaret shqiptare, duke thënë se s’iu ka mbetur më origjinalitet.
“Nuk kanë ekstravagancë. Po kopjojnë Kim Kardashian, s’kanë origjinalitet”, ka rrëfyer ai. /Prive.al