Lajm i hidhur, Britney Spears humbet fëmijën që priste

By

Të shtunën, Britney Spears njoftoi në një postim në Instagram se ajo dhe i fejuari Sam Asghari nuk po prisnin më fëmijë pasi Spears pësoi abort spontan.

Në mbishkrimin e postimit të saj ajo shkroi: “Jemi mirënjohës për atë që kemi në procesin e zgjerimit të familjes sonë të bukur. Faleminderit per mbeshtetjen tuaj.”

Super ylli u shpreh:

“Me pikëllimin më të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur fëmijën tonë  në fillim të shtatzënisë. Kjo është një kohë shkatërruese për çdo prind. Ndoshta duhet të prisnim të njoftonim derisa të ishim më tej, megjithatë ishim tepër të emocionuar për të ndarë lajmin e mirë. dashuria për njëri-tjetrin është forca jonë. Ne do të vazhdojmë të përpiqemi të zgjerojmë familjen tonë të bukur. Ne jemi mirënjohës për të gjithë mbështetjen tuaj. Ne kërkojmë me mirësi për privatësi gjatë këtij momenti të vështirë.”

Mesazhi i publikuar, në fund u nënshkrua nga “Sam dhe Britney” si deklaratë e përbashkët.

Artikuj të ngjashëm