‘Kom harru qysh o’ është projekti i fundit i publikuar nga Sparksi i cili arriti afro 1 milionë shikime në YouTube për 6 muaj të lançimit.
Teksa, pas gjysmë viti është koha për një tjetër produksion muzikor. ‘Police’ mban emrin kënga e re e reperit që do të publikohet këtë të enjte.
Videoklipi i saj do të ketë simbole të Policisë për t’iu përshtatur edhe tekstit që përmban kënga teksa realizimi i saj i është besuar PinkMoon Creative./Prive.al