Sot zgjedhjet në SHBA: Fytyrat tona publike anojnë nga …

By

Sot është një ditë mjaft e madhe sa i përket politikës botërore pasi që mbahen zgjedhjet presidenciale në SHBA.

E në këtë rast, pasiv nuk mbeten as fytyrat tona publike pavarësisht asaj se zgjedhjet mbahen në një shtet krejtësisht tjetër.

Disa prej tyre kanë dalur hapur me qëndrimet e tyre duke treguar për të preferuarin gjë që e bënë përmes rrjetit social Instagram.

Bëhet fjalë për Ardit Gjebrean, Amarda Toskën, Greta Koçin, Bleron të cilët kanë dhënë opinionin e tyre sa i përket kësaj çështje.

E një detaj mjaft interesant është se të gjithë janë pozicionuar në anën e kandidates demokrate Hillary Clinton duke injoruar kështu plotësisht kandidatin tjetër Donald Trump.

Sigurisht kjo ishte vetëm një rastësi pasi që secili nga ta kishte edhe arsyet e veta mbi këto qëndrime. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm