Ka tash e një kohë që paralajmërohet dhe pritet nga fansat e shumtë.
E më në fund, momenti që diskografisë shqiptare t’i shtohet edhe një projekt i ri nga Dhurata Dora dhe reperi Lumi B po afrohet.
Pas një pune intenzive në studio dhe në xhirimin e videoklipit nga produksioni Max, dueti do publikohet sot në ora 14:00.
Pa dashur të japin shumë detaje nga skenat e klipit apo vetë titullin e këngës, Dhurata e
Lumi janë mjaftuar me orarin e kohës së publikimit teksa edhe kolegë të tjerë të dyshes kanë bërë të njejtin postim.
Ndryshe, kjo këngë pritet të mos zhgënjejë fansat duke u rradhitur si një ndër hitet e këtij viti. /Prive.al/