Ilir Berani është një ndër tekstshkruesit më të njohur të skenës muzikore shqiptare. Çdo tekst i tij sidomos ato në balada kanë qenë të goditura në shenjë për publikun.
Padyshim, që tekste të bukura i ka dhuruar edhe gruas së tij, këngëtares Gili e cila sot ka bërë një postim në llogarinë e saj për ta uruar bashkëshortin.
Me portret familjar të familjes Berani, Gili ka shkruar: “Urime ditëlindja më i dashuri ynë, Ilir” e përfunduar me një zemër në fund.
Teksa nuk është zbuluar se çfarë dhurate i ka bërë Gili, tekstshkruesit të saj favorit./Prive.al