Sonte, një natë Prime për tu mos u humbur (VIDEO)

By

Nata e sotme e spektaklit Prime të Big Brother VIP Kosova do të jetë një zjarr i vërtetë, pas një jave të tensionuar në shtëpinë e “Vëllait të Madh”.

Përderisa finalja e madhe po afron, gara dhe përplasjet mes konkurrentëve në shtëpi po shkon çdo ditë duke u ashpërsuar më shumë.

Cilat ishin debatet më të bujshme të kësaj jave dhe kush largohet sonte prej BBVK-së?

Këto dhe shumë pikëpyetje tjera, bashkëngjitur me surpriza nga “Vëllai i Madh”, do të mund t’i ndiqni sonte duke filluar nga ora 21:00, derisa spektakli do të transmetohet drejtpërdrejt në ekranet e Klan Kosova dhe ArtMotion.

Formatin televiziv Big Brother VIP Kosova mund ta ndiqni në platformat: ArtMotion, Kujtesa dhe NimiTV.

Artikuj të ngjashëm