Fis Juniku është konkurrenti më i ri që iu bashkua mbrëmë banorëve dhe shtëpisë më të famshme në vend, duke filluar kështu aventurën e tij në Big Brother VIP Kosova.
Por, ai statusin si banori i fundit e mbajti për pak kohë, kjo pasi që sonte shtëpisë do t’i bashkohen edhe disa konkurrentë të tjerë.
Këtë e zbuloi moderatori i këtij edicioni Alaudin Hamiti, i cili përmes një postimi në llogarinë e tij në Instagram, shkroi: “Big Brother VIP Kosova, të hënën me hyrje të reja”.
Sonte në BBVK Prime do të ketë edhe plot befasi të reja dhe ballafaqime pas ngjarjeve dhe dinamikave të fundit brenda shtëpisë. /Prive.al